Ndarja nga celulari shkakton stres brenda disa minutave

celular

Psikologët deklarojnë se kohëzgjatja nga nisja e stresit pas ndarjes nga celulari, është vetëm disa minuta, ose të paktën për grupmoshat 18 deri në 26 vjeç.

Studiuesit e argumentonin këtë me ndejsinë e celularit si janë zëvendësues i marrëdhënieve reale njerëzore, siç mun të ngushëllohet një bebe me batanijen e tij, kur prindërit nuk janë aty.

Veronika Konok, e universitetit Eotvos në Hungari tha: “Objektet mund të jenë pika afeksioni si fotot apo njerëzit e rëndësishëm, dhe telefoni celular është një objekt i rëndësishëm pasi përfaqëson lidhjet tona shoqërore”.

Studimi u krye me anë të monitorimit të rrahjeve të zemrës të 18 – 26 vjeçarëve, si dhe me testimin e reagimeve të tyre ndaj fjalëve emocionale si “ndarje” apo “humbje”.

Veronika tha se të rinjtë kanë një lidhje të fortë me aparatet e tyre: “Fëmijët që i përdorin celularët që në fëmijëri, bëhen më të lidhur me to.”

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjykata e dënoi me 1.6 vite burg, arrestohet bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea

Një ditë pas dhënies së masës “Arrest me burg” nga Gjykata e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.