Ndërpritet seanca, Basha bllokon foltoren: Të vijë këtu Rama dhe Xhafaj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur të papranueshme mungesën në seancë të kryeministrit Rama dhe të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik.

Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të clirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit”– tha Basha.

Pas kësaj, janë ngritur në këmbë deputetet e PD-së, ndërkohë që kryetari i Kuvendit ka kërkuar të ulen e të mbajnë qetësi.

“Ça ke që bërtet, ulu”- i tha Ruçi, Palokës, duke i lejuar edhe disa minuta fjalën Bashës për procedurë.

Basha kërkoi nga Ruçi të pezullojë seancën: “Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafaj dhe deri në momentin sa të jenë këtu nuk mund të vazhdohet seanca”.

Ruçi: “Bëje seancë pyetjesh, interpelancë ose debat me kryeministrin dhe do të planifikohet për të ardhur”.

Më pas opozita ka bllokuar foltoren, ndërsa Ruçi pas disa replikave ka ndërprerë seancën.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kabineti i Sigurisë së Izraelit zhvillon takime në bunker

Izraeli nuk është ende në luftë me Iranin, por zyrtarët e saj...
Read More