Ndërrohen rolet: Tani proteston Erion Veliaj

veliajPara disa kohësh ishin aktivistët e shoqërisë civile që protestonin për ndërtimin e një parku lojërash në zonën e Parkut të Liqenit.

Por rolet kanë ndërruar dhe tashmë është kryebashkiaku Erion Veliaj që po proteston për këtë zonë kaq delikate dhe të rëndësishme të Tiranës.

Por ai po proteston përpara Gjykatës Administrative.

Sipas tij, kjo gjykatë po lejon vazhdimin e punimeve për një godinë 17-katëshe tek Diga e Liqenit.

“Në fushatë premtova se do kërkoj revokimin e lejes te Liqeni sipas raportit të Bordit të Digave për rrezikun aty. Sot në orën 11:00 zhvillohet seanca gjyqësore ku Bashkia kërkon këtë anullim. Por gjyqtarë nuk mund të jenë familjarët e ndërtuesve, kjo është E PALIGJSHME DHE FYESE,” thotë Veliaj.

Sipas tij, “ky nuk është kërcënim, është premtim”.

“Gjykatat nuk mund të jenë tender për ofertën më të lartë!”, shprehet ai.

Sipas disa portaleve pranë Bashkisë, gjyqtarja në fjalë është Enkelejda Metaliaj, me lidhje të afërta me Artan Metalinë, përfaqësues i Gener 2 dhe aksioner në kompanitë e Bashkim Ulajt, që po ndërton godinën 17-katëshe.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Të duash të jesh DADA!

Të jesh Dada për të mos vdekur. Dada për të mos qenë...
Read More