Ndërron jetë astronauti më me eksperiencë i NASA-s

John Young, astronauti më me eksperience i NASA-s, njeriu që fluturoi dy herë drejt Hënës dhe komandoi misionin e parë me një anije hapësinore, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

9-1

Picture 1 of 7

NASA dhe e gjithë bota humbën sot një udhërrëfyes, deklaroi shefi i agjencisë së hapësirës, Robert Lightfoot, i cili kujtoi sesi Young ishte i vetmi person qe drejtoi misionet Gemini, Apollo dhe programe të shatellave kozmike.

I lindur në 1930-tën në San Francisko, ai arriti të diplomohej në degën e inxhinierisë aeronautike në Institutin Teknologjik të Georgias e më pas shërbeu në marinën amerikane si pilot testimesh. NASA e përzgjodhi për astronaut në 1962-shin. Tre vjet më vonë, e dërgoi në misioni Gemini3.

Young do të behej i famshëm asokohe me një veprim, në dukje fare të thjeshtë: kishte marrë fshehurazi në bord një sanduiç e ndërsa anija orbitonte tokën, ia ofroi kolegut të vet Gus Grissom. Më vonë, do të qortohej shumë për gjestin e tij, jo vetëm nga agjensia, por edhe nga kongresi, por amerikanëve të thjeshtë iu pëlqeu ajo që bëri.

Në një intervistë për “Houston Chronicle” në 2004, Young pati risjellë në kujtesë eksperiencën e tij pas zbritjes ne satelitin e vetëm natyror të tokës.

“Graviteti atje është vërtet i këndshëm- qe shprehur ai- nuk është tamam zero. Në një force rëndese zero, lëshon një laps dhe do tre dite ta rimarrësh. Në hënë ka një të gjashtën e gravitetit e kjo do të thotë se kur shikon poshtë, lapsin e ke përpara syve.

Shkruar Nga
More from Revista User

I gjithë Pallati i Kongreseve në këmbë për Vaçe Zelën

Mbrëmë u mbajt edhe nata finale e edicionit të 55-të të Festivalit...
Read More