Ndërron jetë ish-Presidenti dhe lideri i Revolucionit Komunist, Fidel Castro

1420832283181-cached

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish-Presidenti dhe lideri i Revolucionit Komunist, në Kubë, Fidel Castro.

Lajmi është dhënë nga i vëllai i tij, Raul. Sipas BBC, komandanti supreme i revolucionit kubanez ka vdekur në orën 22:29. Në një dalje në televizionin kombëtar, Raul njoftoi se trupi i ish-liderit komunist do të digjej në orët në vazhdim.
Fidel Kastro, bashkë me vëllain e tij Raul, Che Guevaran dhe Camilo Cienfuegos ishin ndër protagonistët e revolucionit kuban.

Për shkak të shëndetit të tij të brishtë, Fidel Kasto ja la pushtetin vëllait të tij, në vitin 2008.

Castro, i cili iu kishte mbijetuar shumë komploteve për vrasje, njoftoi zyrtarisht sëmundjen në vitin 2006.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 7 janar 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Nëse doni të dini opinionin e partnerit/es lidhur...
Read More