Ndërron jetë ish-presidenti Mario Soares

07012017_mario-soares-afp-m

Ish-presidenti portugez, Mario Soares, i konsideruar si babai i demokracisë në vend, vdiq dje në moshën 92-vjeçare, njoftoi zëdhënësi i spitalit ku ishte shtruar në Lisbonë, Jose Barata.

Ky personazh historik ishte shtruar më 13 dhjetor në njësinë e mjekimit intensiv në spitalin e Kryqit të Kuq ndëkohë që kishte shenja të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Gjendja e tij u përkeqësua më 24 dhjetor dhe që prej të hënës ai ra në një koma të thellë. Spitali ende nuk ka përcaktuar arsyet mjekësore të vdekjes së tij.

Soares, që ka kontribuar në ardhjen e demokracisë në vitin 1974 më pas në integrimin evropian të Portugalisë, ka qëndruar në skenën politike për rreth 40 vite.

Figurë shumë influente e vendit të tij, ai ka qenë themeluesi i Partisë Socialiste portugeze, ministër i Punëve të Jashtme, dy herë shef qeverie, president i republikës 1986-1996 dhe deputet evropian.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 6 qershor 2017

Dashi Mos mendoni për të nesërmen, por përqendrohuni për të tashmen. Pozitiviteti...
Read More