Një 78-vjeçar i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT.
Sipas informacioneve Nebi Ajazi me banim në Dibër ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.
Ajazi ishte i dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të vrasjes dhe i kishin mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 3 muaj burg.
Ajazi kishte ardhur nga spitali i burgut para një jave.