Ndërron jetë Piktori i Merituar Agim Faja

Ndërron jetë piktori i Merituar Agim Faja në moshën 74-vjeçare. Agim Faja ka lindur në Shijak në 14 mars 1939, ai ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Elbasan në vitin 1954 dhe më pas shkon në liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, ku përfundon studimet në vitin 1958.

Në vitin 1960 ndjek edhe studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve i sapo hapur në atë kohë, ku merr mësime nga pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi.

Agim Faja është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe personale. Në vitin 1987 i akordohet titulli “Piktor i Merituar”, kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ai është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”.

Ceremonia e varrimit bëhet sot në orën 17:00 në Shijak.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sa të zgjuar jeni sipas horoskopit, ja shenjat më inteligjente

Inteligjent lind apo bëhesh, kjo është çështja?? Besoni çfarë të doni në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.