Ndodh mrekullia! Trevjeçarja e puthur nga Papa Françesku shërohet nga tumori i trurit

Vogëlushja trevjeçare e puthur nga Papa Françesku mrekullisht është shëruar nga një tumor masiv në tru dhe familja e saj dhuroi 50 mijë dollarë për spitalin e fëmijëve të Filadelfias.

Daily Mail shkruan se puthja u pa nga e mbarë bota: Papa Françesku në vizitën e tij historike në SHBA, përkulet dhe puth kokën e vogëlushes në Market Street në Filadelfia.

Ajo fëmijë ishte Gianna Masciantonio, foshnje 1 vjeçaree në atë kohë që luftonte për jetën e saj kundër një tumori truri.

Katër javë pasi ajo lindi, doktorët u thanë prindërve të Gianna të bënin gati funeralin e saj. Tani, pas tre vjetësh, ai tumor është zhdukur plotësisht.

Kjo është një histori që u bë edhe më jashtëzakonshme atë ditë të mrekullueshme shtatori 2015, ditën kur Giana mori emrin e ri: “Mrekullia e rrugës Market”.

Gianna Masciantonio u quajt mrekulli pasi u puth në kokën e saj të vogël nga Papa Francesku gjatë vizitës së tij në SHBA në 2015. Muaj më vonë, tumori i trurit të saj që nuk mund të operohej, ishte zhdukur!

Prindërit e saj nuk u dorëzuan kurrë, pavarësisht asaj që u thanë mjekët. Ata filluan të kontaktonin spitalet më të mira të fëmijëve në të gjithë vendin duke kërkuar këshilla dhe opionione të dyta.

Ndërkohë, çifti katolik gjente prehje në lutje. Ata filluan edhe takime lutjesh me miqtë e tyre për këtë. Kur u përhap lajmi se Papa do të vinte në qytet, nëna e vogëlushes, Kristen, e dinte që ajo duhej të ishte patjetër atje. Prindërve me foshnjen e sëmurë iu dhanë një vend sa më afër rrugës ku do të kalonte Papa dhe e ngritën Gianna mbi turmën ndërkohë që automjeti i Papës po kalonte.

15 muaj pas kësaj, pas një kimioterapie intensive, prindërimit morën lajmin që u ndryshoi jetën: Tumori po tkurrej dhe vajza po fillonte të zvarritej, të ushqehej vetë dhe të fliste!

Dhe sot, tre vjet më pas, tumori është zhdukur përfundimisht dhe vogëlushja, Gianna, sapo është regjistruar në kopshtin për parashkollorët!/SYRI.NET/

 
auto_4F3864B800000578-0-image-a-13_15347176800811534754803auto_4F3864BC00000578-0-image-a-14_1534717685944_11534754862auto_4F3886C700000578-0-image-a-12_15347176730221534754804auto_4F38645C00000578-0-image-a-11_15347176697571534754805auto_4F38646C00000578-0-image-a-6_15347176450571534754805
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kelly Brook: Sekretet e të qenit e mbushur, por joshëse…

  Kelly Brook në një intervistë të fundit ka thënë se ajo...
Read More