Ndrenika firmos i pari kundër shembjes së Teatrit: Kam frikë se më presin pensionin!

Artistët vijuan edhe të hënën protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse më të pakët në numër ata adresuan thirrje të qeverisë për të mos ta shembur godinën e teatrit. Ministres Mirela Kumbaro i kërkuan që ta shpallë zonë të mbrojtur kompleksin në të cilën ndodhen Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental.

Në javën e tetë të protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, vetëm një numër i vogël aktorësh dhe qytetarësh vijuan thirrjet për mbrojtjen e tij.

Mungesën e aktorëve, Artisti i Popullit Robert Ndrenika e argumentoi me frikën që ata kanë për vendin e punës.

Ndrenika: Kjo tokë është e shenjët dhe unë atë mendim kam. Ky është Jeruzalemi i aktorëve, prandaj duhet ta mbrojmë. Ka qenë një në Shkodër, Lec Bushati, aktor, dhe thoshte: Çfarë të bëj, buka e gojës! Kështu që për aktorët, edhe mua më merr ndonjëherë frika se mos më presin edhe pensionin, a e kupton?

Përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë dhe studentë të Universitetit të Arteve apeluan për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar dhe jo ndërtimin e një teatri të ri.

Mbrëmjen e së hënës artistët nisën mbledhjen e firmave kundër shembjes së teatrit, ndërsa në një letër adresuar Ministres Mirela Kumbaro ata propozojnë shpalljen Monument Kulture të kategorisë nr 2 të kompleksit që përfshin Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kreditë e buta, bonusi i qirave e përmirësimi i kushteve të banimit-Çfarë parashikohet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm e në vijim

Duke nisur nga viti i ardhshëm, në programin buxhetor afatmesëm 2019-2021, parashikohet...
Read More