Ndryshim i kufijve? Hahn: Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por tha se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit.

“Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon dhe jo të jetë në koston e të tjerëve”, tha Hahn në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nëse ndryshimi i mundshëm i kufijve mund të ndikojë Bosnjën, Maqedoninë apo vendet e Partneritetit Lindor, Hahn tha se është herët të flitet për këtë çështje.

“(Palët) po negociojnë ende. Le të themi, disa ide janë shfaqur. Mendoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshijë shumë elemente. Mendoj se të dyja palët janë tani të vetëdijshme, nuk do të thosha për shqetësimet ndërkombëtare, por për kufizimet dhe, brenda tyre, shumë zgjidhje janë të mundshme”, tha Hahn.

Ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shpalosur nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre dhe ajo ka ngjallur reagime për dhe kundër.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Numërimi elektronik i votave mund të manipulohet

Nga Prof. Dr. Fejzi Kolaneci “Vetëm një shtresë e hollë delikate e...
Read More