Ndryshime në qeverinë siriane, Assad ndërron tre ministra

Presidenti sirian Bashar Al Assad ka zëvendësuar tre ministra në qeveri – atë për mbrojtje, informim dhe industri, transmetojnë mediat siriane.

Assad ka emëruar gjeneralin Ali Abdullah Ajub në postin e ministrit të Mbrojtjes, Mohamed Mazen Ali Jusef në vendin e ministrit të Industrisë, derisa Imad Abdullah Sarah është ministër i ri për Informim.

Ajub, i cili ishte shef i shtabit të përgjithshëm, është pjesëtar i sektit alavit, degë e islamit shiit, të cilit i takon edhe Assad, transmeton Reuters.

Gjenerali Ajub ka zëvendësuar Fahd Jasem el Freixhi, i cili ishte ministër i mbrojtjes që nga viti 2012.

Ministri i ri i Informimit më herët ka qenë shef i radio-televizionit shtetëror.

AP shkruan se nuk dihen arsyet për ndryshime në qeveri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gratë e paharruara: Shekspiri në dhjetë akte

Biblioteka Britanike hap një ekspozitë me portrete dhe relike të disa prej...
Read More