Ndryshime qeveritare? Ja kush përflitet

Prej ditësh, rrjetet sociale po ziejnë nga spekulimet mbi ndryshime të mundshme qeveritare. Mes dy emrave më të përfolur janë ata të Damian Gjiknurit dhe Arben Ahmetajt.

Këto mbeten gjithsesi trillime mediatike, por situata në kampin qeveritar nuk duket e qetë.

Gazetari Denis Dyrnjaja shkruan se ministrit Arben Ahmetajt mund t’i pritet shpejt bileta e largimit.

Duke iu referuar ‘’gojëve të liga”, Dyrnjaja thotë se punët e qeverisë me financat nuk janë dhe aq mirë, se se ministrit mund t’i urojmë suksese në jetë.

“‘Gojët e liga’ flasin se qeveria nuk i ka punët mirë me financat ndaj ministrit te linjës i është prerë një biletë vetëm vajtje. Ndoshta Arben Ahmetaj po bëhet gati për suksese në jetë!”, shkruan Dyrnjaja.

Shprehja është bërë e njohur pas largimit nga qeveria të ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja.

Nuk dihet nëse Ahmetaj do të ketë të njëjtin fat si Beqja, na mbetet të presim. Roli i tij në qeverinë Rama është fuqizuar ndjeshëm, sidomos pas bashkimit të financave me ekonominë

Shkruar Nga
More from Redaksia

Meta takohet me zyrtaren zvicerane: Mirënjohje për kontributin që jep Zvicra ndaj Shqipërisë

  Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Sekretaren e Shtetit për...
Read More