Politika

Ndryshimet në KQZ, PS paraqet kandidatët, Basha: Na takonin neve…






               Publikuar në : 15:11 - 30/10/18 |
mapo.al

Mazhoranca prezantoi zyrtarisht në Komisionin e Ligjeve Bledar Skënderin dhe Rezarta Bitrin, si kandidaturat e saj për 2 prej 4 posteve që pritet të mbeten vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të përfundimit të mandateve të disa prej anëtarëve.


Numri dy i PS-së, Taulant Balla, theksoi se Kodi Zgjedhor i lejon socialistëve të zëvendësojnë mandatet që deri më tani mbaheshin nga demokratët Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj.

“PS, në cilësinë e partisë me numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare duhet të propozojnë kandidaturat për vendet vakante në mandatet e mabjtura më parë nga Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, të cilat janë mandate të mbajtura si përfaqësues të shumicës parlamentare në legjislaturën e kaluar”, deklaroi Balla.

Demokratët deri më tani nuk i janë përgjigjur thirrjeve për të dorëzuar në Kuvend propozimet e veta, por Lulzim Basha mendon se shumica po i merr postet në KQZ: “Aprovimi i dy kandidaturave nga PS-ja përbën një shkelje të ligjit. PS-ja nuk ka të drejtë në kuadrin aktual ligjor që të propozojë dy kandidatura, por ka uzurpuar një kandidaturë të opozitës. Është kapje e paligjshme e KQZ-së dhe natyrisht që opozita nuk mund dhe nuk do të bëhet pjesë e kësaj”.

Bledar Skënderi kërkon një tjetër mandat, këtë herë si përfaqësues i mazhorancës, nga e cila gjithsesi nuk i munguan thumbat. Fino tha: “Si ka mundësi që regjistruat subjektin politik PD jashtë afatit për zgjedhjet e vitit 2017?”

Skënderi u përgjigj: “Keni pasur të drejtë ankimi kundër vendimit tonë dhe nuk është bërë asnjë ankim”.

Rezarta Bitri është propozimi i dytë i PS-së, e cila u pyet nga mazhoranca si e sheh idenë e depolitizimit të organeve zgjedhore.

“Kemi ambicie, por duhen vëzhguar në terren të caktuar social, ekonomik dhe politik. Do të dojë kohën e vet si proces”, deklaroi Bitri.

Ndërkohë që këto dy propozime do t’i kalojnë seancës plenare për miratim, pritet që opozita të sjellë në Kuvend propozimet e saj për dy vendet e tjera vakante që i takojnë pakicës.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas