Ndryshojeni jetën njëmend: Këshillat e Einsteinit për sukses dhe lumturi

Albert Einstein për një kohë të gjatë është konsideruar gjeni – ai kishte qenë fizikan teorik, filozof, shkrimtar, dhe njëri nga shkencëtarët më me ndikim në botë.

Einstein ka kontribuar tej mase për botën e shkencës, sepse e ka shpikur teorinë e relativitetit, shmangien e dritës nga graviteti, teorinë kuantitive të grimcave atomike në lëvizje, etj.

Në vitin 1921 kishte marrë çmimin Nobel për kontributin e tij, ndërsa konsiderohet babai i fizikës moderne dhe njëri nga shkencëtarët më të suksesshëm.

Më poshtë, i keni disa mësime jetësore nga ai!

Ndiqeni kureshtjen

“Nuk jam i talentuar, thjesht jam shumë kureshtarë”.

Çfarë e ngacmon kureshtjen tuaj? Çfarë ju intereson më së shumti? Ndiqeni kureshtjen!

Këmbëngulësia s’ka çmim

“Nuk jam i mençur; thjesht jam duke e zgjidhur problemin qe një kohë të gjatë”

Përqendrohuni në të tanishmen

“Një fjalë e vjetër thotë se nuk mund t’i kalërojmë dy kuaj njëkohësisht. Unë them se mund të bëjmë çfarëdo, por jo çdo gjë.” Mësohuni ta shijoni të tanishmen.

Imagjinata është e fuqishme

“Imagjinata është më e rëndësishme se njohuritë”.

Gabimet

“Një person i cili asnjëherë s’ka gabuar, asnjëherë s’ka provuar diçka të re”. Gabimet vetëm sa ju bëjnë më të mençur!

Shkruar Nga
More from Revista User

Protestuan kundër impiantit të plehrave, pranga katër protestuesve që u përleshën me policinë

Katër persona që morën pjesë dje në protestë në Verri kanë rënë...
Read More