Në Austri 1,5 milion njerëz rrezikohen nga varfëria

austri

Në Austri janë 1,5 milion njerëz të rrezikuar nga varfëria, që është në nivel më të ulët nga rreziku që mbretëron në BE, tregojnë statistika e SILC.

Rreziku nga varfëria në Austri viteve të kaluara ka shënuar rënie, por edhe më tej 18 për qind e qytetarëve janë të goditur nga varfëria dhe problemet sociale.

Drejtori i Entit të statistikave të Austrisë, Konrad Pezendorfer tha se gratë janë më shumë të goditura nga varfëria se sa meshkujt dhe të rinjtë. “Sa më i madh numri i fëmijëve, aq më i madh është rreziku nga varfëria, sidomos nëse gratë janë të papuna”, tha ai. Ndryshe, mesatarja e shkallës së varfërisë në BE është 23,7 për qind, ku Austria renditet në vendin e gjashtë. Bullgaria është vendi që rrezikohet më së shumti nga varfëria ndër vendet anëtare të BE-së me 41 për qind.

Shkruar Nga
More from Revista User

Super jahti nga “Porsche” që do të kushtojë dhjetë milionë euro

Prodhuesi gjerman “Porsche”, është duke e ndërtuar një jaht me bord të...
Read More