Në burgun ku vuan dënimin Mark Frroku, PKD doli forcë e dytë

Zbardhen rezultatet e dy qendrave të votimit të instaluara në Burgun “Jordan Misja”, nr. 313, dhe atë “Mine Peza”, nr. 302, në Tiranë.

Këto dy institucione paraburgimi u korrespondonin përkatësisht qendrave të votimit nr. 1967 dhe 19671. Sipas të dhënave të KQZ-së, në total në këto dy institucione paraburgimesh kanë ushtruar të drejtën e votës një total prej 302 votuesish.

Nga këta, 111 vetë kanë votuar në Burgun “302” dhe 191 vetë në Burgun “313”. Ata kanë shprehur vullnet me votë në shifra të ndryshme për tetë nga tetëmbëdhjetë forcat partiake të radhitura në fletën e votimit.

Partia Demokratikë ia ka dalë të ketë numrin më të madh të votuesve në këtë burg, duke marrë 42 vota. Forcë e dytë në këtë qendër votimi ka qenë Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, për të cilën kanë votuar 27 vetë.

Ky rezultat duket se ka lidhje me praninë në këtë institucion të ish-drejtuesit të kësaj partie, ish-deputetit Mark Frroku, i dënuar me 7.5 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “fshehjes së pasurisë”, “pastrimit të parave” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.

PKD në këtë burg ndiqej nga LSI-ja, me 20 vota. Partia Socialiste në këtë burg ishte e katërta në radhë për numrin e votave, me 17 të tilla. Në një kohë që në këtë institucion vuan masën e sigurisë “arrest me burg” nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i akuzuar për trafik droge, Partia Komuniste e Shqipërisë ka marrë një votë.

Pa vota në këtë burg nuk ka ngelur as partia e drejtuar nga Ben Blushi, LIBRA, e cila është votuar nga 4 persona.

Në paraburgimin “313” Partia Socialiste ka marrë pjesën dërrmuese të votave nga 191 votues në total të këtij institucioni, plot 103 vota. Partia e dytë në radhë më e votuar është PD, me 54 vota.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë burg ka siguruar 18 vota. Ashtu si në Burgun “302”, Partia Komuniste ka marrë disa vota edhe në paraburgimin 313. Referuar të dhënave të KQZ-së, në këtë institucion PKSH është votuar nga 7 vetë. Nga ana tjetër, në këtë qendër votimi është votuar edhe 3 herë për LIBRA-n dhe 6 herë për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Helmohen nga uji i çezmës, rreth 20 pacientë në ditë paraqiten me shqetësime në spitalin e Laçit

Mjekët në urgjencën e Kurbinit ngrenë alarmin, pasi prej së premtes së...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.