Në Durrës: Thyhet me kazmë muri ngjitur me Torrën Veneciane

Kur ditët e nxehta të politikës janë mbyllur, dhe deri tani asnjë impakt nuk kanë pasur protestat e shoqërisë civile për ndalimin e Velierës në qytetin e Durrësit, një ditë më parë, tjetër “goditje” me kazmë muri ngjitur me Torrën Veneciane. Fotot e publikuara tregojnë ndërhyrjen arbitrare të punonjësve të ndërtimit, të firmës private

Kur ditët e nxehta të politikës janë mbyllur, dhe deri tani asnjë impakt nuk kanë pasur protestat e shoqërisë civile për ndalimin e Velierës në qytetin e Durrësit, një ditë më parë, tjetër “goditje” me kazmë në muret antike.

Ura e madhe me beton e krijuar sa hyn në bulevardin buzë detit, ka bllokuar gjithë pamjen e Torrës Veneciane. Por nënkalimi nuk ka “prekur” njeri, derisa projekti është realizuar, madje shkuar edhe më tej. Në vijim të këtij projekti është raportuar dje, nga amfora.al se është thyer me kazmë muri ngjitur me Torrën Veneciane. Fotot e publikuara tregojnë ndërhyrjen arbitrare të punonjësve të ndërtimit, të firmës private që po zbaton projektin e bashkisë së Durrësit. Përgjatë kohës që këto veprime po ndodhnin, me një komunikim telefonik “Amfora.al” vuri në dijeni drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Ledion Lako, i cili tha se do të dërgonte specialistët për të verifikuar rastin.

Ky fragment muri është Monument Kulture i Kategorisë I, referuar shpalljes së Torrës Veneciane dhe murit rrethues të qytetit si të tillë, përpara viteve ‘90. Në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, neni 28, për Monumentet e Kulturës shkruhet se: “2. Ato ruhen në tërësinë e përbërësve të tyre arkitektonike dhe teknike. Kompozimi i vëllimeve, trajtimi arkitektonik i pamjeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike dhe funksionale e këtyre monumenteve nuk mund të ndryshohen. 3. Ndërtimet e reja pranë tyre duhet të respektojnë distancat e zonës së mbrojtur”.

Vijimi i këtij projekti me ndërhyrje nëntokësore konsiderohet i paligjshëm sepse gjysma e projektit “Veliera” shtrihet në Zonën Arkeologjike A, që i ndalon kategorikisht projektet me ndërhyrje nëntokësore. Vijimi i murit antik nëntokë, mbrohet me anë të një vendimi të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i cili udhëzon që zona të mbulohet me çakull. Por mbi tokë ditën e djeshme sipas Amfora.al kazmat thyen themelet e murit ngjitur me Torrën Veneciane dhe kjo pa asnjë vendim zyrtar që e dikton këtë veprim. Për më tepër ka disa vendime të gjykatave të Durrësit që i ndalojnë punimet në këtë zonë.

Megjithëse qytetarët protestuan rreth një javë më parë kundër betonizimit të murit rrethues të qytetit (pilastër romak i shek. II të Erës Sonë), duket se veprimtaria shkatërruese është zhvendosur nga nëntoka në strukturat arkeologjike mbi tokë.

Në gjithë këtë situatë Ministria e Kulturës dhe Instituti i Arkeologjisë nuk kanë reaguar, duke e lënë këtë zonë edhe pse të mbrojtur me ligj, në fatalitetin e ndërtimit dhe mbulimit me beton.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Myslimanët nuk janë shumicë; por edhe sikur të ishin….

Nga Mustafa Nano Një nga shkrimet më të komentuara në rrjetet sociale...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.