‘Në kërkim’ prej javësh, zbulohet shteti ku ka shkuar Adriatik Llalla

Nisi sot në orën 10:00 seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.

Seanca e parë në KPA u shty nisur nga fakti se vetë Llalla nuk kishte dijeni për procesin dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.

Gjatë seancës së parë, Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.

Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit.

Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.

Prej disa javësh tashmë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka humbur kontaktet jo vetëm me mediat, po edhe me procesin e Vetingut që po zhvillohet ndaj tij.

Në seancën e sotme, teksa përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj, Llalla ka dërguar një prokurorë në gjuhën turke, dhe në këtë mënyrë ka zbuluar dhe shtetin ku ka shkuar, Turqia.

Nuk dihet se pse është kryer kjo zhvendosje e Lallës drejt Turqisë, mos ndoshta ish-kryeprokurori është në kërkim të ndonjë azili?!

“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. 

E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time, Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e procures së Llallës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Letër dashurie për zanatin më të bukur në botë

    Nga Khalifa Abo Khraisse, Regjisor - Nuk mund të përshëndetim bashkë me...
Read More