Në këtë profesion gratë janë më të mira se burrat

mjeke

Një studim i ri i publikuar ka zbuluar se mjekët femra ofrojnë kujdes më të mire te pacientët se mjekët meshkuj.

Studimi, i publikuar në JAMA Internal Medicine, i cili ka shikuar të dhënat në katër vite të kujdesit mjekësor dhe 1.5 milion vizita në spital, ka gjetur se “pacientët e trajtuar nga mjekët femra kishin norma ndjeshëm më të ulëta të vdekshmërisë … dhe normat e ripranimit … në krahasim me rastet nën kujdesin e mjekëve meshkuj në të njëjtën spital”, raporton revista Cosmopolitan

Bazuar në këto rezultate, nëse mjekët meshkuj do të perfornomin si edhe homologet e tyre femra, do të mund të shpëtoheshin rreth 32.000 jetë në vit në SHBA.

Ka studime të shumta që kanë analizuar dallimet mes gjinisë në industrinë mjekësore, duke gjetur se gratë kanë më shumë gjasa sesa burrat që të ndjekin udhëzimet klinike dhe praktikën e bazuar në dëshmi. Megjithatë, siç vë në dukje hyrja e studimit, egziston ende një paragjykim ndaj grave në këtë fushë:

“Pavarësisht nga provat që sugjerojnë se mjekët femra mund të sigurojnë kujdes të cilësisë më të lartë, disa kanë argumentuar se ndërprerjet e karrierës për shkak të kujdesit për fëmijë, normat më të larta të punësimit me kohë të pjesshme, dhe kompromiset më të mëdha në mes të shtëpisë dhe përgjegjësitë e punës, mund të rrezikojnë cilësinë e kujdesit të ofruar nga mjekët femra dhe të justifikojë paga më të larta në mesin e mjekëve meshkuj”.

Studimi, megjithatë, nuk shpjegon se pse pacientët e shërbyer nga mjekët femra jetojnë më gjatë. Profesoresha e mjekësisë në Universitetin e Chicago, Vineet Arora, tha për Washington Post, shpjegimi është me gjasë “multi-faktorial”.

“Mund të jetë diçka që mjeku e bën. Kjo mund të jetë diçka rreth asaj se si pacienti reagon ndaj mjekut”, tha ajo.

Megjithatë, studimi, i cili u miratua nga Bordi Institucional Shqyrtues i Harvard Medical School, ndihmon në heqjen e mitit se femrat punojë keq në krahasim me kolegët e tyre meshkuj, kur, në fakt, femrat punojnë më mirë se meshkujt.

Një studim i fundit zbuloi se mjekët meshkuj, mesatarisht, fitojnë 20.000 dollarë më shumë se mjekët femra në SHBA. Ndoshta ky studim do të ndihmojë gratë të luftojnë për pagë që është e barabartë – apo edhe më të larta – se burrat në fushën e mjekësisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rama u përgjigjet komentuesve…

Kryeministri Rama ka "debatuar" përmes komenteve në faqen e tij në Facebook...
Read More