Në Krime u ‘vënë flakën’, Macron: E binda Trump për bombardimet

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaron se ishte ai qe e bindi presidentin e SHBA-ve Donald Turmp të bombardonte Sirinë.

“10 ditë më parë presidenti Trump tha që vullneti i SHBA-ve është të heqë dorë nga Siria. Ne e bindëm atë se ishte mëse e nevojshme të qëndronte.” 

Macron i bëri këto deklarata gjatë një interviste televizive për mediat franceze, duke shtuar se e rëndësishme ishte të shkatërroheshin bazat ushtarake të dyshuara për prodhimin e armëve kimike.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar bombarduan disa baza ushtarake të qeverisë siriane, të cilat shërbenin për prodhimin e armëve kimike.

Por sulmi zemëroi aleatin më të madh të Sirisë, Rusinë, e cila thirri në një seancë të jashtëzakonshme Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të denoncuar agresionin nga SHBA-të.

Ndërkohë mes tensioneve tejet të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, në Krime është mbajtur një protestë kundër sulmeve të fundit ajrore në Siri.

Fotografive të Theresa May, Donald Trump dhe Emmanuel Macron u vu zjarr në sheshin kryesor të kryeqytetit të rajonit Simferopol, në gadishullin e aneksuar nga Vladimir Putin në vitin 2014.

Ruslan Balbek, i cili përfaqëson rajonin në Parlamentin rus, tha se në këtë tubim morën pjesën të rinj nga Krimea.

“Politika agresive e Perëndimit kundër kombit sirian, një shtet sovran, nuk është i pranueshëm. Por për fat të keq, sot ligji ndërkombëtar është tërësisht i shqyer. Ai zëvendësohet nga dominimi i vetëm një mendimi, vullnetit të Perëndimit”,tha Balbek.

Ndërkohë Eivaz Umerov, kreu i organizatës së Krimesë Tatar, tha se tre politikanët do të shkojnë në ferr për atë që bënë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Neymar zbulon më në fund të ardhmen e tij

  Pas muajsh plot me spekulime, më në fund Neymar ka zbuluar...
Read More