Në krye të KE? ‘Kitaristi’ entuziazmon gjermanët dhe Lulzim Bashën

 

Kur ai u ngjit në skenë, në sfond po luhej ‘One Vision’ e grupit Queen. Edhe ai vetë ka qenë pjesë e një grupi muzikor rock, si kitarist i ‘Peanuts’.

Por tashmë gjermani Manfred Weber, 46 vjeç, mund të marrë postin më të lartë në Bashkimin Europian. 720 delegatë votuan me 79.2 përqind që ai të jetë kandidati i Partive Popullore Europiane për President të Komisionit Europian.

Politikani i CSU u përqafua me kancelaren Angela Merkel pas shpalljes së rezultatit. Kurse Merkel u prit me ovacione në sallë, në një kohë kur po përjeton ditë të vështira politike.

“Një bavarez do jetë papritur përgjegjës për qindra miliona njerëz- kjo na zgjon kujtimet e vitit 2005, kur kardinali Joseph Ratzinger u zgjodh si Papë. Atëherë ne shkruanim: Ne jemi Papa. Vitin tjetër do shkruajmë: Ne jemi shefi i BE-së,” shkruan gazeta më e madhe gjermane, Bild.

Shanset që Weber të zëvendësojë Jean-Claude Juncker në krye të KE janë shumë të mëdha.

I pranishëm në kongresin zgjedhor ishte edhe kryetari demokrat, Lulzim Basha. Ai pubikoi një foto me zotin Weber.

“Urime të përzemërta mikut tonë Manfred Weber, kandidati zyrtar i PPE për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme Europiane. Me Manfred Weber, Shqipëria do ketë një mbështetës të fortë në BE,” shkruan Basha jo pa entuziazëm.

basha1basha2basha3basha4
Shkruar Nga
More from Redaksia

Harry dhe Meghan e vulosin me puthje, zyrtarisht të martuar

Mbarë bota mbajti frymën për atë që është cilësuar si dasma e...
Read More