Në Kukës dhe Burrel, spitalet janë pa mjekë gjinekologë

Spitalet e Kukësit dhe Burrelit vuajnë mungesën e mjekëve gjinekologë, duke detyruar shumë gra shtatzëna nga këto zona verilindore që ti drejtohen kryeqytetit për lindje! Të dhënat në Kukës flasin për rënie të lindshmërisë, ndërsa në maternitetin e Burrelit nuk u regjistrua asnjë lindje në këtë fillim vit.

Spitali i Kukësit vijon të vuajë mungesën e mjekëve specialistë edhe pse i shërben një komuniteti të gjërë banorësh në verilindje të vendit. Problematike mbetet veçanërisht mungesa e gjinekologëve dhe reanimatorëve, dukë bërë që shumë gra shtatzëna ti drejtohen spitaleve të kryeqytetit për të lindur.

Për vitin 2017, në Kukës u regjistruan 684 lindje, që tregon ulje të lindshmërisë në krahasim me vitet e shkuara, por e lartë e krahasuar për numër banorësh me zonat e tjera të vendit

Mungesën e mjekëve specialistë e vuan edhe materniteti i Spitalit “Xhavit Mara” në Burrel. Në këtë fillimvit atje nuk është regjistruar asnjë lindje, kjo tregues i rënies së lindshmërisë, por edhe për shkak se një pjesë e mirë e grave shtatzana përcillen në spitalet e Tiranës apo në maternitetin e Lezhës. Në vitin 2017, pranë Maternitetit të Burrelit u regjistruan vetem 13 lindje normale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tre shqiptarë në “Fast and Furious”

Data 13 prill mund të mos jetë një numër me fat për...
Read More