Në mbrojtje të Roger Scruton

Nga Toby Young, The Spectator

Sapo të identifikohesh si i krahut të djathtë, ti je zhvendosur përtej argumenteve të zbehta, pati shkruar dikur Sir Roger Scruton. “Pikëpamjet e tua janë të parëndësishme, karakteri yt diskreditohet, prania jote në botë është një gabim. Ti nuk je një kundërshtar me të cilin mund të argumentohet, por një sëmundje që duhet shmangur. Kjo ka qenë përvoja ime”.

Për fat të keq, kjo përvojë pritet të intensifikohet për filozofin konservator 74-vjeçar. Fundjavën e fundit qeveria njoftoi se kishte ngritur një komision për të tentuar që ndërtimet e reja në fushën e banimit të jenë sa më të bukura, dhe caktoi Sir Roger si kryetar. Është një nga pak gjëra të ndjeshme që qeveria aktuale ka bërë, kështu që natyrisht do të shkaktonte një skandal.

Brenda pak minutash nga emërimi i Sir Roger, arkeologët e shpifjeve nisën të gërmojnë gjithçka kishte shkruar ai, me shpresën që të gjenin komente të ‘papërshtatshme’ që do shkaktonin zemërim. Nuk u desh shumë dhe në fillim të kësaj jave nisi të formohej turma. Mëkati i tij më egër, na u tha, është një fjalim në Hungari, ku ai kishte thënë se inteligjenca e Budapestit janë hebrenj dhe janë pjesë e rrjeteve të gjera rreth perandorisë së Soros.

E nxjerrë nga konteksti, kjo duket sikur Scruton po mbështet valën anti-semitike, veçanërisht nëse e thjeshtëzon për t’i hequr çdo nuancë, siç bëri Daily Mirror. “Cari i ri i strehimit i konservatorëve pretendon se hebrenjtë hungarezë janë pjesë e Perandorisë së Soros”, ‘bërtiste’ titulli i saj.

Por nëse merr mundimin që të lexosh fjalimin, do të zbulosh se tema e tij është një mbrojtje e nacionalizmit dhe se si u arrit të konsiderohej toksik nga arkitektët e projektit europian. Arsyeja se përse ai thotë se disa nga inteligjenca pro-BE e Hungarisë janë hebrenj, vjen për shkak se së bashku me George Soros kanë ‘me të drejtë dyshime për nacionalizmin’ sepse e shohin si shkaktarin kryesor të tragjedisë së Europës Qendrore në shekullin e 20-të. Ai pastaj e bën të qartë se nuk është ky lloj nacionalizmi që po mbron. Përkundrazi, kredoja që ka ai në mendje është besnikëria ndaj shtetit kombëtar, dhe në të njëjtin paragraf ai e kritikon anti-semitizmin indigjen që ende luan një rol në shoqërinë dhe politikat hungareze, për shkak se është një pengesë në shfaqjen e një besnikërie të përbashkët kombëtare mes hungarezëve etnikë dhe hebrenjve- diçka që do donte ta shihte.

Ky nuk është pra një shembull i teorive dhe insinuatave hebraike alla-Viktor Orban, siç do donte të besonim faqja e majtë ‘Red Roar’. Përkundrazi, ai e kritikon anti-semitizmin në atë fjalim- dhe referenca për praninë e vazhdueshme në politikën hungareze është një goditje e fortë për Orban.

Komentet dhe thëniet e tjera nga Scruton janë nxjerrë jashtë kontekstit nga makineria e zemërimit, përfshi këtu një artikull në ‘Telegraph’ në të cilin ai thotë se homoseksualiteti është jonormal dhe disa kritika më të buta këtu në ‘Spectator’ për islamofobinë. Pasazhi i fyerjes është ky: “Nëse shprehni zemërim për krimet e myslimanëve ndaj grave, dhe mendoni se Islami mund të ketë lidhje me këtë, do të akuzoheni për islamofobi”. Nuk mund të them që nuk më trazon kjo gjë, por sërish e kam punësuar Scruton që të shkruajë kolumnën ku u shfaqën këto fjalë.

Deputetë të shumtë laburistë tani kanë bërë thirrje për kokën e Scruton, përfshi këtu edhe Andrew Gwynn, sekretarin në hije të komuniteteve. “Askush me të tilla pikëpamje nuk ka vend në demokracinë moderne”, -tha ai për BuzzFeed, duke harruar për momentin ‘bagazhin’ e mbushur të Jeremy Corbyn. “Kryeministrja duhet të tregojë më në fund lidership dhe të shkarkojë Scruton me një hetim se si u emërua ai në radhë të parë”.

Po, le të bëjmë një hetim se si një anëtari të Akademisë Britanike, marrës i Medaljes së Meritës në Republikën Çeke dhe autor i më shumë se 50 librave, iu kërkua që të drejtojë një komision mbi estetikën e zhvillimeve të reja të banimit. Ose më mirë, le t’i kërkojmë Komisionerit për Emërimet Publike të shohë se si një konservator kaq i vërtetë ia doli të përfundojë në një post publik. A nuk e mësoi kryeministrja mësimin kur ajo ishte kaq e pamend sa më caktoi në Zyrën e Studentëve? Tsk, tsk.

Ja në çfarë është reduktuar ky vend- në detektorë metali online, që kërkojnë në internet për materialin që pretendojnë se do të shokojë. Sir Roger Scruton është një nga intelektet më të mëdha të kohës sonë dhe këta komisarë të korrektësisë politike nuk janë të aftë as t’i lidhin çizmet.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Këshilla: Ushqimet me magnez, minerali që ruan zemrën, muskujt dhe imunitetin

Magnezi parandalon probleme të shumta shëndetësore. Trupi e përdor magnezin për të...
Read More