Në mëngjes apo mbrëmje? Ja kur duhet të bëjmë dush sipas dermatologëve…

Të lahesh në mëngjes, apo në darkë? Kjo është çështja… studimet e fundit tregojnë se koha kur zgjidhni të bëni dush vjen me përfitime të ndryshme për organizmin, por dermatologët bien dakort që mbrëmja është koha ideale për të bërë dush .

Nëse krijimtaria dhe produktiviteti në punë lidhet ngushtë me dushin e mëngjesit, duhet të dini se nga dushi i mbrëmjes do të përfitonit më shumë,
Sipas dermatologut Samer Jaber, larja e trupit pak para se të flemë është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës – veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe të verës.

Nëse laheni në mbrëmjë ju do të eleminoni yndyrën e tepërt nga lëkura duke e lënë ata të butë dhe të hidratuar. Lëkura me puçrra apo akne ka nevojë gjithashtu për dushin e mbrëmjes. Dermatologia Carolyn Jacob vë në dukje se dushi i natës ndihmon poret e fytyrës të qetësohen duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të puçrrave ose përkeqësimin e puçrrave ekzistuese.

Hulumtimet nga Universiteti i Harvardit gjithashtu kanë treguar se dushi gjatë natës mund t’ju ndihmojë të fleni pasi relakson muskujt !

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim Kardashian e lumtur pranë burrit të saj

Para disa ditësh, çifti i famshëm Kim Kardashian dhe Kanye West, sollën...
Read More