Në paqe me veten

bigstock-free-happy-woman-enjoying-natu-48322043

 

Nëse nuk do ta gjeni paqen brenda vetes, nuk keni për ta  gjetur diku tjetër!

Nga Fleura Shkëmbi
Askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë stresit të jetës së përditshme. Duke e parë në këte këndvështrim duket se nuk ka shpresë, por unë mendoj se mund ta menaxhojmë shumë

mirë edhe pse ka momente në të cilat nuk i kontrollojmë dot hormonet dhe nivelin e lartë

të adrenalinës. Do ta kishim zili Dalai Lamën për mënyrën e ruajtjes së qetësisë dhe të

përballimit të situatave dhe e gjitha kjo vjen si rrjedhojë e paqes me veten.

 

PRANONI SITUATAT

Ka situata në jetë të cilat nuk mund t’i ndryshojmë ose të ndikojmë të to. Më e mira është

ta kuptojmë se nuk kemi kontroll mbi diçka kështu që në moment që jemi të hapur për

të pranuar faktet dhe të fillojmë të pranojmë situatën menjëherë largojmë prej vetes stresin

dhe ankthin e panevojshëm dhe duket sikur një peshë e rëndë na është hequr nga shpatullat.

MEDITONI

Nëse nuk e keni provuar akoma, i keni privuar vetes një nga gjendjet më të këndshme në të

cilat jeni në kontakt me veten. Meditimi për 20 minuta në ditë do të ndikojë në gjendjen tuaj emocionale, fizike dhe mendore. Nëse jeni lodhur gjatë një dite dhe mendimet ju rrjedhin si një ujëvarë e fuqishme, uluni në qetësi dhe do ndieni se si do fillojnë të rrjedhin si uji i një burimi të qetë. Thjesht uluni, mbyllni sytë dhe filloni ta zbrazni mendjen nga gjithçka duke u përqendruar në frymëmarrje. E sigurt që do t’ju çojë drejt gjendjes së paqes me veten dhe si rrjedhojë me botën.

SHPENZONI KOHË NË NATYRË

Kohën më të madhe të ditës e shpenzojmë brenda në ambient të punës, shtëpisë, lokaleve

të rehatshme me kondicionerë, në ambient të ndërtuara nga llaçi dhe tullat. Ne kemi ardhur

nga natyra, kështu që është prirja jonë e brendshme të jemi në kontakt më të. Kemi

nevojë për ajër, për rrezet e diellit apo edhe për të ftohtin e dimrit. Kemi nevojë të ecim

zbathur sepse këmba do të ndjej kontaktin më tokën për të të marrë energjinë e pashtershme

të saj. Kemi nevojë të inspirohemi prej botës reale të natyrës. Qëndroni për pak kohë larg

qytetit, në dritë, në tingujt e natyrës dhe në paqe me gjithçka.

Happy-Diet-Leandra-Medine-Man-Repeller-4 (1)BUZËQESHNI

Kur do që të qeshni apo buzëqeshni, diçka e bukur dhe interesante ndodh. Nuk ndodh

vetëm ndryshimi në nivelin hormonal që na bën të ndihemi më bukur, por në ato momente

çlirojmë stresin dhe gjithë negativitetin jashtë nesh. Jo rrallë ndodh në praktikën time që

pacientët fillojnë dhe i kap një e qeshur e pashpjegueshme kur fillojnë të hyjnë në trans. I lejoj

të vazhdojnë këtë gjendje sepse sapo kanë filluar procesin e çlirimit, ndonëse ata vihen në

siklet dhe nuk po e kuptojnë çfarë po ju ndodh. Të qeshësh 15 minuta është e barasvlershme

me 2 orë gjumë. Buzëqeshja shpreh paqen me veten dhe të tjerët, po ashtu sikurse edhe

paqja e gjen më lehtë rrugën drejt jush kur buzëqeshni. Për të mos harruar ndikimin qe ka te të tjerët J. Edhe gjykatësi jep më pak dënim.

KUJDESUNI PËR TË TJERËT

Asnjëherë nuk do ta gjeni paqen nëse shqetësoheni vetëm për veten dhe gjithçka ju përket ju. Nëse mendoni edhe për të tjerët mirësia del prej jush dhe kjo bën që të ndiheni

më mirë. Mund të ndihmoni njerëzit tuaj të afërt por edhe të panjohur të cilët kanë nevojë

për ju. Kur ndihmoj të tjerët unë largohem prej gjërave të mia dhe ndihem më e vlefshme për

vete dhe njerëz të tjerë.

SHPRESONI

Po t’i referohemi të moçmëve do të rikujtonim shprehjen se shpresa vdes e fundit. Kur stresohemi harrojmë se dielli lind përsëri edhe pas një dite me shi dhe se asnjë stuhi nuk ka zgjatur përgjithmonë. Kjo na jep forcë për të vazhduar dhe për të shpresuar, për ta larguar negativitetin dhe për t’i parë situatat jo vetëm zi.

MËSONI GJËRA TË REJA

Një prej arsyeve që na streson në jetë është fakti se nuk kemi përgjigje për shumë pyetje.

Thjesht duhet të pranojmë faktin se nuk mund të dimë gjithçka në këtë jetë, por duhet ët

vazhdojmë të lexojmë, të mësojmë dhe përjetojmë gjëra të reja. Të mësuarit e diçkaje të

re çdo ditë na bën të ndihemi më mirë, më me vlerë e mbi të gjitha më të rinj sepse rritemi

shpirtërisht duke e konsideruar jetën si një udhëtim gjatë të cilit jemi gjithmonë në pritje

të diçkaje të re.

Shkruar Nga
More from Redaksia

A ka më shumë se e tëra?

Nga Klementin Mile* Njoh një person që për të testuar inteligjencën e...
Read More