“Në PS ka lindur biri i ri”



taulant ballaSi një njeri që ka punuar me Fatos Nanon dhe me Ilir Metën, Ylli Dylgjeri i di disa gjëra.

Megjithatë zhvillimet në Partinë Socialiste po e trazojnë çdo ditë.

Mbrëmë ai reagoi pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se kjo qeveri ka vendosur standardin e pastërtisë në rekrutimin e personelit.

“Abslutisht e pa vërtetë zoti Tahiri! Administrata Publike e ka patur kriter standartin e pastërtisë në rekrutimin personelit. Flas në emër të ish administratës publike të Ministrisë së Rendit të viteve 2000- 2005. Askush nuk rekrutohesh në Shërbimin Civil pa marrë dëshminë e penalitetit më parë. U muar një administratë me grada policore në 1999, dhe u la në 2005 një administratë me mbi 75% nëpunës civil me konkurs.

Duhen pranuar këto të vërteta se puna e tre kryeministrave socialistë, Meta, Majko, Nano.

Këto janë shifra të raportuara në DAP në vite,” shkruan Dylgjeri.

Por zemërimin më të madh e ka me Taulant Ballën, njeriun që po udhëheq fushatën në mbrojtje të PS.

“Në PS ka lindur biri i ri…u ngatëruan arushat!

E patë sherrin dje në Kuvend?

Sherr pa fund bëri Taulanti. Pse? Se në PS kanë lindur bijtë e rinj. Arsyeja e sherrit eshte se biri i rri i sherrit ka lindur në mal e jo në pallat, e aq më pak në bllok. Para lindjes, familja e tij në mal ka ënderruar se ky bir do ta ndezë PS-në. Biles, magjistari e ka shpjeguar që djali i rri që po lind do ta shkatërrojë PS. Për këtë arsye udhëheqësi i vjetër kish urdhëruar që fëmija i rri që lindi duhet të dërgohet në mal, e të vendoset në kaçubën e pyllit. Fëmijën duhet ta ushqejë arusha. Mirpo, gjërat u ngatërruan. Djalin jo vetëm se çuan në kaçubet e Malit, djalin jo vetëm s’po e rrit arusha, por udhëheqësit e rinj po rriten bashkë me djalin te “Sofra e Arushës” në Tiranë,” shkruan Dylgjeri.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Gurakuqi për Wall Street Journal: Rama po diskriminon katolikët

Pas njoftimit të Vatikanit se 38 martirët e Kishës Katolike shqiptare pritet...
Read More