Në shqipen e Tupes: Lavdet e ethshme të dashurisë së Sharlotës


Charlotte_Salomon_0929_MichelidesNjë histori e shndërruar në një odë të vullnetit për të mbijetuar nga autori i “Delikatesës”, shkrimtari francez David Foenkinos. Ruan emrin “Sharlota”, botimet “Pegi”, që vjen në shqip në mjeshtërinë e gjuhës së përkthyesit Edmond Tupja. Është një roman në vargje që rrëfen historinë e artistes Sharlota Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit

“Lufta shpërtheu dhe unë, e ulur në breg të detit, pashë thellë në zemër të njerëzimit”. Në vitin 1941, Sharlotës i del nga shpirti kjo frazë pasi kishte vendosur një raport mizor mes jetës dhe çmendurisë, duke zbuluar natyrën “artwork” përballë fytyrës së saj hebreje.

Ajo ishte 23 vjeç kur bëri një pikturë përballë fytyrës së saj – pa emër, pa shtetësi, një fytyrë hebreje. Sharlota në atë kohë, po jetonte si një refugjate nga nazizmi në Villenfrache dhe sapo kishte bërë një zbulim befasues; tetë anëtarët e familjes së saj, një nga një, përgjatë viteve, kishin kryer vetëvrasje. Me këtë zbulesë traumatike në mendje, ajo arriti në çfarë ajo e quante “Pyetje: nëse të merrej me jetën e saj, apo të ndërmerrte diçka të çuditshme, dhe të çmendur”. Diçka “ të çuditshme dhe të çmendur” doli të jetë një vepër arti në më shumë se shtatëqind skena, pikturuar gjatë një viti, 1941-1942, pasuruar me dialogje, citime, referenca muzikore, organizuar në akte dhe skena, me titull “Jetë? apo Teatër?”.

Në “artwork” tregoi historinë e Berlinit, familjes së saj hebreje nga Lufta e Parë Botërore, deri në vitin 1941, kur ajo vendosi për të pikturuar jetën e saj në vend që të merrej me të, atëherë u ul nga Mesdheu dhe “pa thellë në zemrën e njerëzimit”.

Këtë histori e ka shndërruar në një odë të vullnetit për të mbijetuar autori i “Delikatesës”, shkrimtari francez David Foenkinos. Ruan emrin “Sharlota”, botimet “Pegi”, që vjen në shqip në mjeshtërinë e gjuhës së përkthyesit Edmond Tupja. Është një roman në vargje që rrëfen historinë e artistes Sharlota Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit. Përkeqësimi i ndjeshëm i gjendjes, e shtyn atë drejt arratisjes në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike (imazhe, fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj. Në këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të saj. Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh. “Sharlota” u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një bestseller i papritur.

“Si fitues i çmimeve Renaudot dhe Goncourt des Lycéens, kjo vepër tregon se si mund ta ndihmojë arti dikë të ngrihet mbi rrethanat personale”, veçon Library Journal.

Sharlota u takua, dhe ra në dashuri me Alexander Nagler, një emigrant austriak-hebraik në të dyzetat e tij. Sharlota mbeti shtatzënë dhe ata vendosën të martohen. Për një arsye të panjohur, Nagler këmbënguli që ata të regjistrohen në zyrë lokale të popullsisë. Ky regjistrim do t’i përcaktonte fatin çiftit në pranverën e vitit 1943, kur zyrtari nazist Alois Bruner organizoi dëbimin e 1, 800 hebrenjve nga Nice. Sharlota u mor së bashku me burrin e saj duke u dërguar në kampin Drancy, dhe nga atje në Aushvic. Pas mbërritjes së tyre në Aushvic, Charlotte, e cila atëherë ishte 26 vjeç dhe pesë muaj shtatzënë, u dërgua në dhomën e gazit. Burri i saj, Alexander Nagler, u dërgua për punë të detyruar. Ai mbijetoi deri në fillim të vitit 1944. Për këtë histori të kthyer në vargje, nga Foenkinos “La Figaro” shkruan: “Teksti zhvillohet si një psalm i shenjtë, një varg fjalish të shkurtra, të gjata jo më shumë se një rresht. Ky kufizim e detyron autorin të mbajë njëfarë serioziteti, thekson tensionin, shmang shkarjet në lotime. Ky roman magjepsës lexohet si të ishte një rrëfenjë e kaluar gojarisht nga babai te biri, një rrëfenjë që nuk duhet harruar”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Një Amerikan dhe Reforma në Drejtësi

Nga Kujtim Çashku* Duke bashkëbiseduar me amerikanin Xhorxh Fred Williams, ndjenja se...
Read More