Në Tiranë për të kapur peshqit e mëdhenj? Kush janë dy agjentët e FBI?


Prej disa ditësh në Tiranë kanë ardhur dy përfaqësues të FBI-së, të cilët pritet të ndihmojnë policinë shqiptare në luftën ndaj krimit, kultivimit të kanabisit por edhe terrorizmit.

Ata janë Jack Liao dhe Mark Newhouse dhe kanë nisur tashmë punën për të vënë në zbatim planin e tyre. Por njihuni pak më mirë me karrierën e dy superagjentëve që u takuan edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. A do jenë ata në gjendje të kapin “peshqit e mëdhenj” që përmendi ambasadori Donald Lu në bashkëpunim me policinë shqiptare?

Jack Liao është diplomuar në fushën e Biologjisë në Iowa State University (Universitetin e Shtetit të Iowa-s) në vitet 1995-2000, një nga universitetet prestigjioze amerikane, në të cilin kanë studiuar senatorë të ardhshëm amerikanë, përfshirë zëvendës presidentin amerikan Henri Uallws (në kohën e Presidentit Ruzvelt) apo dhe fitues të çmimit Nobel (Dan Shechtman).

Nga viti 2001 dhe deri në ditët tona ai punon në Departamentin e Sigurisë së Publike të Shtetit të Ioas (Iowa Department of Public Safety), pra prej më shumë se 16 vjetësh.

Në profilin e tij në rrjetin social Linkendin, Liao shkruan se është është i specializuar në luftën kundër mashtrimit financiar, trafikimit të narkotikëve, por edhe anti-terrorit, kundërzbulimit, çështjeve të sigurisë.

Jack Liao punon si agjent special nga viti 2008 në rrethin Black Hawk County (132 mijë banorë, në verilindjes të shtetit të Iowa), qyteti kryesor i të cilit është Waterloo.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si agjent special i FBI-së, Jack Liao, ka ndjekur dhe zbardhur një sërë ngjarjesh të komplikuara.

Agjenti Special Mark Newhouse punon në FBI që nga gushti i vitit 2004.
Newhouse ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr grupe investigimi në shumë çështje që kanë të bëjnë me kriminalitetin, trafikimin e drogës, zbulimin e autorëve të vrasjeve, si dhe rastet e dhunës në Shtetet e Bashkuara.

Roli i agjentëve të FBI-së dhe si do funksionojë Task-Forca kundër krimit të organizuar

Task-Forca Qendrore do të ketë lidhje me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, SHISH dhe disa institucione të tjera. Drejtuesi i Task-Forcës Qendrore do të ketë komunikim direkt me agjentin special të FBI-së Mark Newhouse dheJack Liao si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Një sërë strukturash të tjera do të verifikojnë pasuritë e grupeve kriminale, ndërsa njësitë operacionale do të bëjnë sekuestrimin e këtyre pasurive dhe arrestimin e personave që i zotërojnë ato.

Do të ketë gjithashtu një Task-Forcë Speciale Qendrore e cila do hetojë të gjitha grupet kriminale, ndërsa Task Forca Rajonale do të mbledhë informacion dhe do të veprojë në të gjithë vendin. Dy struktura të rëndësishme të Task Forcës do të jetë Njësia që do të mbledhë informacion për ata që quhen “të fortët”, ndërkohë që Njësia për Analizën Financiare do të verifikojë pasuritë e këtyre personave.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Adela Danaj, Presidente e re e ALUMNI-UET

Pasi ka studiuar në Universitetin Europian të Tiranës ciklin Bachelor në programin...
Read More