Në vend që të kërcënoni fëmijët – shpjegoni pasojat

Gjatë prindërimit është shumë normale t’i mësohet fëmijës të përballet me pasojat. Kështu shprehet mjeku pediatër Ken Sirzelecki, i cili mendon se kjo është një mënyrë për të ndërtuar standarde dhe rregulla.

Por duhet te dini se rregullat familjare që kane si qëllim të mësojnë fëmijën edhe me pasojat, janë ndryshe nga dënimet. Ato janë me kuptim, të arsyeshme dhe racionale.
Ndërsa e përballni fëmijën me pasojat, ju duhet të merrni parasysh edhe moshën apo aftësitë e tij. Ndonjëherë prindërit mund të kërkojnë nga fëmija që ai të bëjë gjëra për të cilat nuk ka aftësitë e duhura duke marrë parasysh moshën.

Gjithashtu nuk duhet të talleni me fëmijën pasi e keni bërë të përballet me pasojat. Për shembull, nëse ai nuk do të sistemojë lodrat, mund t’ia largoni për një kohë të caktuar, por kurrsesi të talleni apo të silleni në mënyrë agresive me të.

Kërcënimet nuk kanë vlerë. Ato sipas Strezelecki, janë përgjigje emocionale ndaj një situate apo sjellje të caktuar. Ndërsa ndëshkimet veprojnë kundër fëmijës, pra i shkaktojnë atij ankth, trishtim, etj. Të përballurit me pasojat e bëjnë të mësojë të zgjedhë apo marrë vendime.

Bisedat duhet të jenë të bazuara në marrëveshje dhe jo në kërcënime. Kështu biseda merr kuptim duke inkurajuar logjikën dhe vetëdijen e fëmijës.

Fëmijët duhet të favorizohen për të zhvilluar aftësitë e tyre se të identifikuarit në mënyrë natyrale rreziqet dhe shpërblimet.

Por sipas Strezelecki, ndonjë “kërcënim” shumë rrallë dhe thënë në mënyrën e duhur, parandalon dëmtime të papranueshme dhe sfidon një fëmijë që të zhvillohet në një mënyrë tjetër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Meshkuj, zbulohet arsyeja pse ju braktisin femrat

Gratë largohen për shumë arsye, por ekziston një arsye e veçantë të...
Read More