Negociatat për integrimin, përfundon takimi i rëndësishëm mes Ramës dhe Merkel

Ka përfunduar takimi i Edi Ramës me Angela Merkel në Berlin, takim ky që ka zgjatur rreth 90 minuta.

Pas takimit Rama dhe Merkel kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Sipas burimeve nga takimi, thuhet se kancelarja gjermane ka mbajtur një qëndrim optimist lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

Fillimisht kreu i qeverisë u takua sot me Wolfgang Schäuble, presidentin e Parlamentit gjerman që javët në vijim jep qëndrimin për rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.

Për takimin e pritshëm me Kancelaen Merkel, Kryeministri Rama tha në një intervistë për Deutche Welle, se nuk është se ka shumë për t’i thënë.

“Sinqerisht nuk ka shumë për t’i thënë Kancelares, sepse ajo është mjaft në dijeni të rajonit, të sfidave dhe nevojës për perspekivë të qartë.

Por do të diskutojmë për arritjet dhe rekomandimin e qartë e të pakushtëzuar të Komisonit Europian për të nisur negociatat pa vonesë”, deklaroi ai.

Dhe kur pyetet se çfarë ka ndërmend kur thotë “nisje të menjëhershme të negociatave”, kryeministri thotë: “Që sot!”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Delenxhinjë dhe timonierë allçakë”, Paloka ironi me Ramën: Foli lideri botëror

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar lidhur me...
Read More