Negociatat, si mund të bindet Evropa deri në qershor… A e ka fjalën Vlahutin për arrestimin e Tahirit apo Llallës?

Progres-raporti i Komisionit Europian e kishte kaluar tangent çështjen “Tahiri”. Megjithatë tek konkluzionet, Komisioni Europian i mëshonte faktit se dënimet përfundimtare për zyrtarët e rangjeve të larta mbeteshin përgjithësisht shumë të ulëta.

Edhe Mogherini ne konferencen për shtyp me kryeministrin Rama i mëshoi faktit të arrestimit të zyrtarëve të lartë.

Rama u pyet specifikisht për Tahirin, por tha se duhej folur me prova. Megjithatë, për Brukselin provat sa duket janë.

Në emisionin “Përballë”, gazetari Lutfi Dervishi e ka pyetur ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, se çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të bindë vendet skeptike në fund të qershorit për hapjen e negociatave.

Vlahutin nuk i ka dhënë emra por është shprehur se duhet të përfundojnë disa procese të rëndësishme, që janë në vijim. “ …Shqipëria të përmbyllë me vendosmëri procese të caktuara që janë vënë në lëvizje…”, tha ajo duke iu referuar në mënyrë metaforike peshqve të mëdhenj.

Një proces që është në vijim kur flitet për peshq të mëdhenj është edhe ai për Saimir Tahirin apo Adriatik Llallën. Vlahutin nuk flet me emer, por lë të kuptoje shumëçka.

“…Ju e dini që nuk përfshihet në kompetencat tona si përfaqësues të huaj këtu, së paku kur bëhet fjalë për BE-në, që të flasim për emra, por mendoj që ju dhe i gjithë publiku shqiptar jeni mjaft në dijeni të një numri procesesh që janë në vazhdim dhe ne shpresojmë vërtet që do të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tërheq titullin në emër të saj, Rama: Nëna ime është sëmurë

  Kryeministri Edi Rama ndodhët në Vlorë për të tërhequr cmimin në...
Read More