‘Negociatat’: Vetingu po ecën, por gjermanët akoma nuk janë bindur

Procesi i vetingut ka nisur të ecë, ndërsa gjyqtarët e prokurorët po ‘dalin’ jashtë sistemit.

Edhe pse në vend ka pikëpyetje për procesin, duket se vetingu ka qenë arsyeja kryesore se përse Shqipërisë iu rekomandua hapja e negociatave me BE-në.

Por gjermanët, si vendi kryesor i BE, nuk duken akoma të kënaqur.

Reporteri i grupit të CDU për Shqipërinë në parlamentin gjerman, Thorsten Frei jep arsyet pse negociatat e Shqipërisë me BE nuk duhet të hapen, pa plotësuar më parë kushtet.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti i Merkel deklaron se negociatat duhet të hapen kur të kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit.

“Edhe pse shumë ligje janë miratuar, zbatimi i tyre është ende në fazën fillestare. Pjesë e procesit të vetingut, vetëm 5 prej tyre janë kontrolluar deri tani.

Besoj se të paktën të gjithë gjyqtarët e gjykatave të larta dhe të Apeli, apo organet e mbikëqyrjes duhet të kalojnë vetingun para konferencës së parë për anëtarësimin”, tha deputeti.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Diktatori me makinë, truprojat me vrap!

  Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka nisur vizitën e...
Read More