Nëndetësja luksoze e shëtitjes në fund të oqeanit

Nëse jeni shumë i pasur dhe adhuroni thellësitë e oqeanit, atëherë keni mundësi për të shpenzuar fitimet tuaja në një ekskursion të veçantë poshtë valëve të detit, në nëndetësen private për 12 persona Ocean Submarine.

Nëndetësja 1

Picture 1 of 4

Mjeti rreth 20 metra i gjatë është i aftë të futet në thellësi deri në 500 metra dhe të lundrojë me shpejtësi deri në 15 nyje detare. Brendësia e saj ofron një ambient luksoz, një bar e çuditërisht një librari. Kompania prodhuese po modifikon nëndetësen e saj për t’iu përshtatur aplikimeve të ndryshme si kërkime shkencore detare, turizëm dhe ndoshta edhe skenarëve të situatave të luftimin nëndetar.

Mjeti ka të njëjtat parametra specifikuese të nëndetseve ushtarake dhe të NASAs. Ocean Submarine pritet të ketë së shpejti një tjetër prototip për të cilin po punon me kompani si Rolls Royce, që tregon se çmimi apo qeraja e saj do të jenë edhe më të larta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjimnazisti në Shkodër përfundon në pranga, kapet në oborrin e shkollës me “Zastava” në brez

Një gjimnazist në Shkodër ka përfunduar në prangat e policisë pasi u...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.