Neranxi u lirua pasi Prokuroria doli kundër Policisë



neranxi_1

Biznesmeni i njohur, Nikollaq Neranxi, u la i lirë mesnatën e djeshme, rreth 6 orë pasi ishte shoqëruar nga Policia e Tiranës. Lirimi i tij erdhi pasi Prokuroria doli kundër Policisë për arrestimin e tij, duke vendosur që të procedohet në gjendje të lirë me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të rendit publik.

“Pas 6 orë ndalimi të padrejtë dhe absurd nga Policia, tashmë jam lënë i lirë. Këtë ngjarje të shëmtuar do kemi kohë ta analizojmë në ditët në vijim. Për momentin dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë. Jam shumë i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat që kam kaq shumë miq dhe dashamirës”, tha Nikollaq Neranxi pas lirimit në një postim në profilin e tij në “Facebook”

Policia e Tiranës shoqëroi pasditen e së shtunës biznesmenin Nikollaq Neranxi, me pretendimin se kishte kundërshtuar e fyer efektivët e rendit.

Rreth orës 17:30, të dy ditëve më parë, një furgon i Njësisë “Shqiponja” shoqëroi Neranxin nga ambientet e kompanisë së tij, që ndodhet në autostradën Tiranë– Durrës, drejt Komisariatit nr.6, në Kombinat.

Fillimisht, në një njoftim zyrtar, Policia e kryeqytetit tha se rreth orës 16:10 e kishte shpallur në kërkim biznesmenin dhe po punohej për gjetjen e shoqërimin e tij.

Ndërsa një orë më vonë, Neranxi i është dorëzuar vetë Policisë për të dhënë shpjegime për incidentin e pretenduar në rrugën dytësore të autostradës.

Momenti i shoqërimit të Neranxit nga Policia, teksa forcat “Shqiponja” po e hipnin në furgon, është shoqëruar me thirrjet e punonjësve të tij, “Niko, Niko…”, të cilët edhe e duartrokisnin.

Policia tha të shtunën se, rreth orës 16:10, shërbimet e Komisariatit nr.6, të planizuar me shërbim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë­ Durrës, kanë konstatuar disa mjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

“Në kohën që efektivët kanë nisur të vendosin gjoba, janë kundërshtuar e fyer nga biznesmeni Neranxi dhe menjëherë janë marrë masa për shoqërimin e tij, por Policia është penguar nga dy roje, të cilët u shoqëruan”, thuhej në njoftimin e Policisë të shtunën.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Pse Jennifer Lawrence është veshur me fustan të bardhë dasme?

Është shumë e qartë se Jennifer Lawrence është shumë jotradicionale në sjelljet...
Read More