Nëse jeni fëmija i parë, me siguri jeni më e mençura

Duke i konfirmuar edhe konstatimet e mëhershme, hulumtuesit kanë vërtetuar se fëmija i parë është më inteligjenti.

Ekonomistët nga Universiteti i Edinburghit thonë se fëmijët e parë janë më të avancuar në inteligjencë sesa motrat dhe vëllezërit e tyre, e kjo sepse kanë më shumë stimulim nga prindërit.

Studimi i ka analizuar të dhënat e 5,000 fëmijëve – të cilëve u ishte kërkuar të kryejnë teste të ndryshme çdo dy vite.

Rezultatet kishin treguar se fëmijët e parë kishin shënuar pikë më të larta në teste të inteligjencës qysh në moshë të hershme.

Vlen të ceket se studimet e mëhershme gjithashtu kanë treguar se fëmijët e parë priren të jenë më të suksesshëm në jetë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përfshihet nga flakët apartamenti pranë komisariatit të policisë, evakuohen 18 familje

Një apartament pranë komisariatit të policisë së Gramashit është përfshirë nga flakët....
Read More