Nëse ke fatin të gjesh një femër me këto 7 cilësi, mos e lër kurrë të të ikë!

“Trofeu më i madh në botën e meshkujve është të kesh përkrah gruan më të bukur të lirë dhe të jetosh në zemrën e saj besnike ndaj teje.” ??- Norman Mailer

Femrat janë krijesa të bukura. Jo vetëm në kuptimin që duke u vjedhur zemrën ato mund të ta ndryshojnë përgjithmonë jetën e një mashkulli.

Mendoni për femrën që doni më së shumti. Nuk ka rëndësi nëse është motra, mamaja, tezja, kushërira, e dashura apo bashkëshortja. Tani përgjigjuni kësaj:

Përse i doni ato?

Ju ose do të jeni në gjendje të shpjegoni me një mënyrë logjike, pse i doni ato, ose thjeshtë do të ndjeni një ndjenjë të thellë të dëshirës dhe adhurimit për personin tuaj të dashur.

Në të vërtetë, dashuria është një ndjenjë që është e vështirë për t’u përshkruar (përfshirë këtu edhe personin që po e shkruan këtë).

Siç u përmend më herët, gratë janë krijesa të bukura dhe të dashura, por kjo nuk do të thotë se është e lehtë për t’i kuptuar ato.

Në fakt, ato mund të jenë të fshehta në komunikimin e tyre dhe ky është veçanërisht rasti me perspektivën e një burri (do të kishim nevojë për nja 2000 fjalë të tjera për t’u përpjekur për të shpjeguar këtë).

Do të paraqesim 7 shenja që tregojnë se ajo është e duhura:

Ajo “rrjedh” ëmbëlsi

A ekzistojnë femrat e mira, të rrepta? Absolutisht. Të rrepta dhe të ëmbla dhe jo në të njëjtën kohë, sigurisht.

Kur një femër ju do, ajo nuk e ka të vështirë të shprehë dashurinë e saj. Ajo do t’ju mbajë për dore, do t’ju përqafojë, do t’ju puthë faqet dhe do të shfaqë dashurinë e saj për ju dhe për botën që ta shohë.

Një tjetër shenjë e mirë është kur ajo është e ëmbël me njerëzit e tjerë përreth jush (që e meritojnë!).

Nuk ka rëndësi nëse është mamaja juaj apo një kushërirë e largët, ajo duket që është gjithmonë e sjellshme.

Ajo ju bën të buzëqeshni

Sa prej nesh e kemi parë atë çiftin solemn në restorant që nuk thonë asnjë fjalë?

Duke lënë mënjanë rrethanat e veçanta, ky është, në rastin më të mirë një manifestim i kënaqësisë dhe në rastin më të keq, manifestim i pakënaqësisë.

Gjithsesi, një grua që ju bën të buzëqeshni vazhdimisht dhe qeshni është një portier. Ekziston një lidhje e ndërsjellë pothuajse e sigurt që nuk shfaqet shumë shpesh. Bëjini vetes një nder dhe përfitoni nga kjo.

Një grua që bashkëndan ndjenjën e saj të humorit? Jepni asaj disa pikë bonus.

Dëshironi të jeni pëkrah me të

A keni qenë ndonjëherë në një marrëdhënie ku, të qënit me njëri-tjetrin ju dukej si një punë e përditshme? Nëse po, kjo është plotësisht në rregull dhe shumicës prej nesh na ka ndodhur.

Por një grua kaq joshëse saqë ju doni të jeni me të kurdo që është e mundur është një zbulim i vërtetë. Takimet e mbrëmjeve janë ato për të cilat prisni më shumë që të ndodhin, pasi që të dy do të kënaqeni në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kjo është një shenjë mjaft pozitive.

Ajo ju komplimenton

Ju mund të mos dukeni edhe aq mirë për momentin dhe ajo sërish tregon për gjërat që pëlqen më së shumti tek ju.

Nuk po merrni para të mjaftueshme në punë? Ajo do t’ju komplimentojë për punën e madhe që bëni pa e marrë parasysh këtë.

Pavarësisht rrethanave, ajo nuk ka turp të shfaqë adhurimin që ka për ju.

Ajo sakrifikon

Partnerët që bëjnë për njëri-tjetrin janë shpesh ata që kuptojnë dhe parashikojnë sakrificën.

Nuk ka rëndësi nëse është ora 3 e mëngjesit dhe ju jeni helmuar nga ushqimi. Nuk ka rëndësi nëse makina i është prishur dhe asaj i duhet të udhëtojë një orë për të arritur tek ju.

Ajo bën gjithashtu “ato gjërat e vogla” që shfaqin dashurinë e saj për ju.

Femrat që sakrifikojnë janë vetëmohuese; femrat që janë vetëmohuese janë gjithmonë partnere, bashkëshorte dhe nëna të përkryera.

Ajo nuk pret prej jush

Oh, çfarë dhurate është një femër e tillë. Kur nuk duhet të shqetësoheni për të shkuar në qendër tregtare dhe për të përdorur kartën e kreditit, është një rast gëzimi.

Femrat që nuk presin prej jush gjithashtu priren të jenë me besim ne vetvete dhe të përgjegjshme, ato nuk kërkojnë që një mashkull të marrë përsipër përgjegjësi që shkojnë përtej arsyes.

Atëherë, bëjini vetes një nder dhe “shpërblejeni” jo egoizmin e saj duke e surprizuar me diçka të veçantë, një herë në disa kohë.

Ajo është e besueshme

Ndërsa kjo e fundit është disi e qartë, në fakt është disi më e rëndësishmja.

Me rrezikun që mund të duket si klishe, besimi është themeli i çdo marrëdhënie kuptimplotë intime. Nëse ajo nuk ju ka dhënë kurrë një arsye për të mos i besuar, numërojini bekimet tuaja.

Shanset janë që ju kurrë nuk do të duhet të mendoni ndonjë motiv themelor sepse ka gjasa të mos ketë ndonjë.

Kur ajo beson në ju – dhe ju tregon gjithçka që ajo mendon se ju duhet të dini, por ndoshta nuk e dini – kjo është një grua me zemër ari.

Shkruar Nga
More from Revista User

Varfëria e debateve zgjedhore po ”vret” italishten

Zgjedhjet legjislative të 4 marsit në Itali po “vrasin” italishten, veçanërisht për...
Read More