Nëse kemi zgjedhje sot: Barazim mes pozitës e opozitës

Nga Eduard Zaloshnja

Për çdo 100 votues të partive të mazhorancës (PS+PDIU+PSD), do të kishim sot 92 votues të tyre, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohëshme.

Nga ana tjetër, për çdo 100 votues të partive të opozitës (PD+LSI+PR+etj.), do të kishim sot 101 votues të tyre.

Këto janë rezultatet e një sondazhi elektronik që zhvillova gjatë 24 orëve të fundit për revistën Follow Business Albania me rreth 2000 të anketuar në shkallë kombëtare.

Kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë demogrfikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit për këtë sondazh ishte plus/minus 2.9 pikë përqindje.

Duke ndërthurur rezultatet e zgjedhjeve të qershorit me koeficientët e mësipërm, rezulton se rreth 760 mijë votues do të votonin sot për partitë e mazhorancës (PS+PDIU+PSD).

Nga ana tjetër, po aq (760 mijë) do të votonin sot për partitë e opozitës (PD+LSI+PR+etj.). Ndërsa, rreth 580 mijë votues nuk do të votonin fare (shihni grafikun).

Nga sondazhi rezulton se mazhoranca ka humbur vota kryesisht në grupin demografik ‘Meshkuj urbanë’, ku për cdo 100 votues të qershorit, ka sot vetëm 88 votues të saj.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Basha: Rama ka vdekur politikisht, Tahiri u kap në flagrancë

Në pritje të vendimit të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, Kryetari i...
Read More