Nëse kthehemi me ish-in mund t’iu ndodhin këto gjëra

Gjatë kohës që janë të ndara, femrat kërkojnë “ djalin e duhur” dhe kur nuk e gjejnë atë, mendojnë të rikthehen me atë që janë ndarë.

Në këtë artikull janë disa arsye pse nuk duhet ta bëni këtë gabim: të ktheheni me ish-in tuaj:

1. Do dëmtoni veten tuaj

Ju po kërkoni të bashkoheni sërish me ishin tuaj, por këtu ka një rrezik. Ju po ulni veten tuaj, para tij, pasi në shumicën e rasteve përgjigjia është negative. Ai ju ka larguar nga vetja e tij dhe nuk bëni pjesë e jetës së tij. Do ndiheni shumë keq me veten tuaj dhe gjendja shpirtërore do përkeqësohet.

2. Të dy keni ndryshuar

Edhe nëse mund t’i jepni lidhjes një mundësi të dytë, sërish kjo do ju dëmtonte. Ju keni ndryshuar dhe periudha kur keni qenë të ndarë ka ndikuar në jetën e secilit. Do ndiheni sërish keq, kur mund të merrni vesh se ai ka fjetur me një femër tjetër. Gjërat nuk janë më si parë!

3. Ai do përfitojë nga situata

Fakti që ju po i luteni të ktheheni sërish, do e bëjë atë t’i japë më shumë rëndësi vetes. Ai mund t’ju përgjigjet duke ju thënë: “ Kam nevojë të mendohem, nuk e di”. Pritja e përgjigjes së tij, do ju bëjë edhe më keq.

4. Ju pranon për keqardhje

Ju dëshironi të ktheheni sërish me të, por mund të ndodhë që ai t’ju pranojë nga keqardhja. Edhe ai nuk ka ndonjë rast më të mirë dhe ju pranon sërish. Ju meritoni më të mirën dhe mos e lini veten tuaj që tjetri t’ju pranojë me keqardhje

Shkruar Nga
More from Revista User

Katedralja e Korçës përfshihet nga flakët

Katedralja e Korçës është përfshirë nga flakët teksa dhjetëra besimtarë ortodoksë ishin...
Read More