Nesër hapet kisha e Shën Stefanit në Stamboll

Pas restaurimit shtatëvjeçar, nesër zyrtarisht do të bëhet hapja e Kishës Ortodokse Bullgare të Shën Stefanit në Stamboll.

Ajo është e vendosur në bregun e Bririt të Artë, në Balata, ndërsa bie në sy për shkak se është e punuar tërësisht nga hekuri. Në ceremoninë zyrtare të hapjes do të marrë pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an dhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

Kisha e Shën Stefanit, ose Kisha e Hekurt, fillimisht u ndërtua prej druri. Rindërtimi i saj u bë në vitin 1898, këtë herë nga hekuri. Restaurimi, të cilën e realizoi qyteti i Stambollit, zgjati shtatë vjet. Çdo gjë është punuar duke filluar nga dyshemeja deri te kulmi.

Nga 3.5 milionë euro (16 milionë lira turke), sa ishin të nevojshme për të shpëtuar kishën nga shembja, më shumë se 2.8 milionë euro i ka ndarë qyteti i Stambollit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kancelari i ribashkimit

Kancelarja Angela Merkel theksonte në një shkrim se "Helmut Kohli e arriti...
Read More