Nesër nis aplikimi për universitete, ja procedurat

Diten e enjte nis aplikimi i maturanteve me notë mesatare mbi 6 në portalin e Maturës Shtetërore matura.qsha.gov.al, për të ndjekur studimet e larta dhe zgjat vetëm 8 ditë. “Janë deri në 10 preferenca, por ata mund të plotësojnë edhe një ose dy, nuk i kushtëzon njeri, por jo më shumë se 10. Nuk ka rëndësi renditja”, thotë Rezana Vrapi, drejtore e AKP-së.

Më 29 gusht nis shpallja e fituesve dhe regjistrimi i tyre në universitete, proces i cili duhet të kryhet brenda 48 orëve. “Më datën 28 do të bëhet shpallja e fituesve në faqet e universiteteve, por edhe në qendrën e shërbimeve arsimore dhe në datën 29 gusht do të fillojë menjëherë edhe regjistrimi për në universitet”, thotë Vrapi.

Por ndryshe nga një vit më parë fituesi mund të çregjistrohet nëse heq dorë nga zgjedhja e tij e parë.

“Ata do të kenë mundësinë e çregjistrimit, do të kenë mundësi riaplikimi vetëm në raundin e dytë. Sigurisht që në raundin e dytë duhet të bëjnë llogaritë shumë mirë, si qëndrojnë shanset për të fituar”, bën të ditur ajo.

Raundi i parë do të zgjasë 14 ditë dhe ka 7 minifaza 48 orëshe. Ndërsa raundi i dytë fillon në 15 shtator kur maturanti mund të riaplikojë duke zgjedhur edhe programe të tjera të ndryshme nga raundi i parë.

Në këtë raund mund të aplikojnë ata që kanë marrë provimet e maturës në vjeshtë, apo ata të cilët kanë mbaruar maturën në një vend jashtë Shqipërisë dhe nga data 1 tetor deri më 14 të gjithë maturantët që janë shpallur fitues mund të regjistrohen. Këtë radhë viza e kuqe e fituesve do të zhvendoset në kohë reale sapo të lirohet vendi bosh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Origjina e keqbërësit – Mediat gjermane me një trend të ri

Ajo që në vende të tjera është e vetëkuptueshme në Gjermani është...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *