Nesër rikthehet moti i mirë, por mos u gëzoni kaq shpejt pasi dimri nuk ka ikur

 

Megjithëse situata duket e rënduar në pjesën më të madhe të vendit, sinoptikanët lajmërojnë se ditën e nesërme do të kemi një përmirësim të motit dhe ditë me diell.

Ndërsa në fundjavë pritet edhe një rritje e temperaturave.

Ndërkohë gjatë ditët së sotme pritet të vijojnë reshjet në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa, situata më e rënduar paraqitet në Qarkun e Shkodrës.

Por koha e mirë duket se nuk do zgjasë.

Sipas meteorologëve italianë, Mesdheu mund të përfshihet nga një valë tjetër dëbore dhe temperaturash nën zero gradë celcius duke filluar që nga data 20 mars.

Meteorologët thonë se rrymat e ajrit me trysni të lartë të orientuara në drejtimin e meridianëve favorizojnë rikthimin e mundshëm të një vale acari nga Rusia brenda këtij muaji.

Ekspertët thonë se është ende shumë shpejt dhe për të dhënë një parashikim më të përafërt do të duhet që të kalojnë edhe disa ditë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Case closed”: Serbia propozoi shkëmbim territoresh, Kosova ishte e interesuar, SHBA tha ‘nuk ka shans’

  Mbrëmë në emisionin “Opinion” pati një debat të zëshëm në lidhje...
Read More