Netanyahu i përkushtuar për ta mbrojtur Izraelin kundër Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij dëshiron paqe, por do të vazhdojë ta mbrojë vetveten kundër Iranit.

Këto komente të tij të mbrëmshme janë bërë pas rrëzimit të një aeroplani luftarak izraelit, i cili kthehej nga një mision i bombardimit në poziconet iraniane në Siri.

Zoti Netanyahu tha se për këtë çështje ai ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ia kam përsëritur atij obligimin dhe të drejtën tonë për ta mbrojtur vetveten kundër sulmeve nga territori i Sirisë”, tha Netanyahu dhe ka shtuar se “jemi pajtuar se koordinimi ndërmjet armatave tona do të vazhdojë”.

Netanyahu ka thënë se kishte biseduar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson.

Shtetet e Bashkuara “fuqishëm e mbështesin” të drejtën e Izraelit për ta mbrotjur vetveten, ka thënë më vonë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e diel 22 tetor 2017

Dashi Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm dhe me tolerante me partnerin...
Read More