Nga Jala, Luan Rama- të rinjve: Jemi opozitë më e mirë se PD

Pas Vasilit ka reaguar edhe zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i cili po ashtu është i pranishëm në në kampin veror të LSI-së në bregdetin e Jalës.

Luan Rama u ndal edhe në situatën aktuale politike dhe rezultatin që arriti të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, që u konfirmua si forca politike me rritjen më të madhe në vend, e veçanërisht mbështetjen që ka nga të rinjtë.

LSI jo rastësisht u shfaq dhe u konfirmua forca politike me rritjen më të madhe dhe më të konsoliduar të mbështetësve, pra të votuesve të saj në të gjithë vendin, por ajo që ne e kemi thënë shpeshherë dhe që ju e keni konfirmuar dhe e demonstroni me shumë elegancë dhe me sinqeritet, është mbështetja e madhe që ka LSI-ja në radhët rinisë”, – tha Zv.Kryetari i LSI-së duke harruar fjalimet para zgjedhjeve me sloganin forcë e parë.

Në fund të bashkëbisedimit, Luan Rama, foli edhe për aksionin politik të LSI-së në këtë mandat të ri si edhe për sfidat që ka përpara e për marrëdhëniet që do të ketë me qytetarët në opozitë.

Ne duhet të bëjmë qytetarët që ta duan LSI-në edhe në opozitë. Por që të bëjmë që qytetarët të na duan në opozitë duhet të bëjmë shumëfish jo me fjalë por me angazhimin tonë konkret, të tregojmë që jemi në anën e tyre dhe jemi pro interesit të tyre. Të vërtetën edhe sikur të mos e themi ne, sot janë bërë të gjithë të zotë dhe do ta thonë të tjerët. Çështja është ta themi ne të parët dhe më mirë se të tjerët. Të bëhemi mbrojtës dhe zëdhënës të së vërtetës”, – deklaroi ndër të tjera Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Blerina Ago: Nuk ka më kohë për të humbur, Shqipëria ka nevojë për turizëm cilësor

  Blerina Ago është një prej 100 sipërmarrësve të rinj të cilët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.