Nga shëtitja në bregdet te xhiro me biçikletë me nusen, ku e kaluan fundjavën ministrat dhe deputetët

Këtë fundjavë duket se ministrat, por dhe deputetët e Ramës kanë marrë leje për të shijuar disa momente çlodhëse bashkë me familjet e tyre.

Mapo.al ju sjell fotot e ministres së Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu e cila ka dalë shëtitje sëbashku me dy vajza e saj, Altea dhe Emili. “Po që kam dy shoqe super unë”, shkruan Manastirliu.

Edhe deputetja Ermonela Felaj  ka menduar që përpara seancës plenare ku mazhoranca ka provën e fortë për të arritur 84 votat, të kalojë disa momente me bashkëshortin e saj si dhe me vajzën. “Albanian beauty. Kisha e Skenderbeut. Kepi i Rodonit”, thotë Felaj.

Ndërsa ministri i Bujqësisë Niko Peleshi me të mbaruar ditën e punës të premten ka udhëtuar direkt edhe në vendlindjen e tij, Korçë, ku bashkë me nusen e tij kanë bërë disa xhiro me biçikletë duke shijuar ajrin e pastër dhe natyrën e gjelbër që ofron zona e Parkut të qytetit juglindor.

37635128_10216324836495145_4562998088771305472_n37643403_10215591866337268_6821793416339259392_n37649339_10215591866257266_4484394144235520000_nNikoNiko-2peleshi
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kujdes nga vapa, ja mënyrat se si të mbroheni

Temperaturat këto ditë kanë filluar të rriten dhe me ardhjen e vapës,...
Read More