Nga veshja e deri tek qëndrimi, si ndryshoi fejesa e William me Kate nga ajo e Harryt me Meghan

Prej ditës së djeshme kryefjala e portaleve të huaja është fejesa e Princ Harryt me Meghan Markle ! U fol shumë për veshjen e artistes, tashmë pjesë e familjes mbretëroe, për unazën, propozimin, mikeshat , familjen e saj, por media do të sjellë më poshtë të gjithë analizën e detajuar që ka bërë revista Harpers Baazar duke vendosur përballë njëra tjetrës Katen dhe Meghan!

7-1

Picture 1 of 5

Lajmërimi zyrtar
Prince William dhe Kate Middleton vendosën të dilnin përpara shtypit në një dhomë të St James’ Palace, ndërkohë që Harry dhe Meghan zgjodhën kopshtin e Kensington Palace.

Veshja
Zgjedhja e Meghanit në ditën e fejesës së saj ndryshonte nga ajo e Kate Middleton para 7 vitesh. Këpucë me rripa rreth qafës së këmbës, një pallto ngjyrë e bardhë bënë që pamja e Meghan ditën e djeshme të dukej më casual.

Unaza
Kate Middleton mban në gishtin e katërt të dorës unazën që dikur i përkiste Princeshë Dianës, ndërsa unaza e Meghan është e krijuar prej diamantëve të koleksionit të Dianës, por është e dizajnuar nga i fejuari i saj Prince Harry.

Mosha
Kate Middleton dhe Prince Ëilliam ishin shumë më të rinj në kohën kur vendosën të fejoheshin vetëm 28 vjeç, ndërkohë Meghan është 36 vjeç e Prince Harry 33.

Shkruar Nga
More from Revista User

BE bën thirrje ndaj tensioneve Kosovë-Serbi

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, dhe ekipi i saj...
Read More