Nga Vlora në Tiranë, zbardhet grabitja që përfundoi në plagosje

Zbardhet grabitja me armë e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Tiranë, në rrugën e ‘Dibrës’ në një argjendari ku mbeti i plagosur pronari Vangjel Kashari. Burime nga policia thanë se kanë ndaluar një person të dyshuar si autor i tentativës së vjedhjes me armë në rrugën e “Dibrës”.

Mëngjesin e djeshëm është tentuar të vidhet me armë një argjendari në rrugën e Dibrës, ku autori ka plagosur me armë zjarri, pronarin e saj, 28-vjeçari Vangjel Kashari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor i cili ka ngritur punën për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë e mundur zbardhja dhe domumentimi i ngjarjes.

Po si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve profesionale të kryera u bë kapja dhe ndalimi si autor i dyshuar i A. N., 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Kundërshtimi punonjësit të rendit publik” dhe “Moskallzim krimi”.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të tij për veprën penale “vjedhje me armë” dhe “plagosje e rëndë me dashje”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Leo Gjugja nga Kosova shpallet Mister Gjermania 2017

Mashkulli më i pashëm në Mister Gjermania është shpallur Leo Gjugja, i...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.