Ngjarja që shokoi opinionin: Adoleshenti tenton të përdhunojë mamanë e shokut, ja çfarë ndodhi

Një adoleshent në Tenesi të SHBA është arrestuar dhe akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj mamasë së shokut të ngushtë.

Jordan Corter, 18 vjeç, kishte shkuar për një festë me pizhama tek shtëpia e shokut të tij.

Por natën, ai trokiti në dhomën e gjumit të mamasë së shokut.

Ajo kishte shkuar të flinte, pasi e kishte fshehur të gjithë alkoolin në dhomën e saj.

Rreth orës 2:30, ajo hapi dorën pasi dëgjoi trokitjet.

Corter hyri me forcë brenda dhe e lëshoi në krevat gruan. Më pas i futi duart poshtë pizhamave.

Megjithatë gruaja nuk u dorëzua dhe e goditi fort në ije. Teksa adoleshenti po e merrte veten nga goditja, gruaja kishte arritur të nxirrte pistoletën nga sirtari dhe ia vuri në kokë.

Viktima nuk e telefonoi menjëherë policinë, por e urdhëroi adoleshentin që të largohej nga shtëpia e saj.

Kur oficerët mbërritën në shtëpinë e adoleshentit për ta arrestuar, ai nisi të qante dhe tha se nuk duhej ta falnin.

Viktima tha se ai nuk arriti të penetronte, por shtoi se iu nxi syri gjatë përleshjes.

Njerku i adoleshentit tha se ai njihet si djalë i mirë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Observatori Europian: Bandat shqiptare të drogës po rriten, rrugë të reja me Amerikën Latine

Observatori Europian i Krimit dhe Sigurisë (EU-CS) i ka kushtuar një artikull...
Read More