Ngjarja tronditëse në Itali/ Ja çfarë tha në polici burri i 35 vjeçares shqiptare që masakroi djalin dhe vrau veten

elida

Ka qendruar rreth 10 orë në policinë e Torinos dhe më pas është liruar, ish-bashkëshorti i Elida Zeros, gruas nga Shqipëria që masakroi të birin dhe më pas i dha fund jetës. Sipas hetimeve paraprake problemet në çifti kanë çuar në këtë tragjedi.

Ndërkohë, djali, vetëm 7 vjeç po lufton me vdekjen në spital. Ai i është nënshtruar disa operacioneve pasi nëna e tij e ka goditur 6 herë me thikë në bark e krahë. Thika i ka kapur mushkëritë, mëlçinë, shpretkën dhe gjymtyrët, shkruajnë mediat italiane.

Ndërsa, ish-bashkëshorti, Dante Scrivano, ka thënë se nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes. Ai u ka treguar hetuesve se kishte zbritur për të pirë kafe dhe për të blerë cigare dhe kur është kthyer ka parë skenën horror. Sipas tij, gruaja kishte kërcënuar disa herë se do të vriste djalin dhe veten. “Më thoshte nuk të shqetësojmë më do të vras veten e djalin”, ka treguar Dante Scrivano. Çifti ka qenë në proces divorci, madhe Elida kishte udhëtuar drejt Francës muajt e fundit për të kërkuar azil. Por para disa javësh ish-bashkëshorti i kishte kthyer sërish në Itali.

Njerëzit që e njohin kanë thënë se Elida kishte kaluar në depresion pikërisht për shkak të martesës së dështuar. Kjo marrëdhënie e vështirë e ka çuar nënën 35 vjeçare drejt aktit fatal. Ajo pasi goditi të birin me thikë në tentativë për ta vrarë u hodh vetë nga kati i 8-të i pallatit ku banonte në rrugën “Bolonja” në Torino të Italisë. Ngjarja ndodhi ditën e diel, rreth orës 11:00.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 21 dhjetor 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Yjet parashikojnë një ditë të bukur sot në...
Read More