Ngjarjet kriminale në Vlorë, ministri i Brendshëm paralajmëron ndryshime në polici

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi se do të ketë ndryshime në strukturën policore të qarkut të Vlorës, duke marrë shkas nga ngjarjet kriminale në këtë qytet.

Ai pohoi se këto ngjarje kanë qenë thuajse pa autorë dhe se mungon efikasiteti sipas tij në radhët e policisë.

“Tek çështjet e luftës dhe rendit të sigurisë, dua të ndaloj dhe mund të them që ishte një vit pozitiv. Përtej kësaj pamje pozitivë, konstatojmë me një dukuri që ka të bëjë me mungesë eficcense nga policia. Në këtë vit ka 5-6 ngjarje, me vrasje dhe viktima, dhe zbulimi i autorëve lë për të dëshiruar. Dhe kjo për ne është shqetësuese. Do na detyroj që të bëjmë një analizë të nevojshme dhe të bëjmë ndryshime për drejtimet e duhura. Duhet të ndërtohet një marrëdhënie e re përmes organeve të qeverisjes vendore. Është përgjegjësia jonë. Ne radhët e punonjësve të policisë së Vlorës kemi njerëz me dinjitet dhe që duhet të jenë efikas për punën e tyre”, pohoi ministri Xhafaj teksa ishte i pranishëm në një takim me kryeministrin Edi Rama, si dhe ministra e drejtues administrate të qarkut Vlorë.

Duhet të kujtojmë se një ngjarje kriminale që tronditi Vlorën ishte ajo e pak ditëve më parë, ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Ferdinand Llanaj, i cili u sulmua në rrugën “Transballkanike”, në lagjen “Pavarësia”. Në këtë ngjarje të rëndë u plagos dhe djali i tij 8-vjeçar, B.Llanaj si dhe miku i tij, Dritan Begaj 50 vjeç.

Shkruar Nga
More from Revista User

Peskov: Procesi paqësor në Siri është “kompleks”

Bisedimet për arritjen e paqes në Siri kanë filluar në Astana të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.